About Us

Kush jemi dhe çfarë bëjmë?

Fragoland nisi si një koncept i shëndetshëm i asaj çka realisht i mungon sot tregut shqiptar.
Duke përqafuar inovacionin dhe duke treguar përkushtim ndaj mjedisit dhe shëndetit të
konsumatorit, sot jemi pionierë në prodhimin dhe tregtimin e luleshtrydheve me cilësi të
lartë, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.
Ajo çka na diferencon në treg është zgjedhja e tokës së duhur dhe kushtet optimale për
rritjen e frutit më të shëndetshëm të verës.
Që nga fillimet e këtij projekti, synimi ynë i vetëm ka qenë ofrimi i një stili jetese më të
shëndetshëm për konsumatorin shqiptar dhe më gjerë. Me një sipërfaqe prej 150 dylym,
Fragoland kultivon dhe kujdeset për prodhimin e luleshtrydheve me cilësi superiore.


Cilësia dhe Standardet

Ne jemi krenarë për përputhshmërinë me standardet më të larta të Bashkimit Evropian, duke
garantuar cilësi, siguri dhe pastërti maksimale. Luleshtrydhet tona janë të certifikuara me
Global GAP (GGN 4069453102262) dhe GRASP, dhe edhe fermerët tanë bashkëpunues
ndjekin të njëjtat protokolle të rrepta sigurie dhe cilësie.
Objektivat
Fragoland është një shembull i një biznesi që synon të krijojë ndryshim pozitiv në shoqëri dhe
mjedis. Me inovacion dhe përkushtim në çdo hap të prodhimit, ne duam të frymëzojmë një
kulturë të re në bujqësi dhe të sigurojmë produkte të freskëta dhe me cilësi të garantuar për të
gjithë konsumatorët tanë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Misioni
Misioni ynë është të jemi pionierë dhe inovatorë në sektorin e bujqësisë në Shqipëri dhe
rajon. Për këtë arsye, ne bashkëpunojmë ngushtë me fermerët e zonës së Kafaraj, duke ndikuar
pozitivisht në ekonominë dhe zhvillimin e zonës ku operojmë.
Ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin mbi praktikat e qëndrueshme bujqësore dhe të ofrojmë një
model të suksesshëm për prodhimin e produkteve të pastra, pa mbetje kimike dhe të sigurta
për konsumatorët.


Pajisjet dhe Logjistika
Cilësia e lartë e produktit tonë është rezultat i metodave të avancuara të kultivimit, pajisjeve
moderne dhe një logjistike efikase. Fragoland përdor teknologji të avancuar në bujqësi, duke
siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe me standarde të larta.

Luleshtrydhet tona përpunohen dhe shpërndahen me kujdes maksimal, duke ruajtur freskinë dhe
cilësinë e tyre natyrore. Përdorimi i një logjistike të kontrolluar siguron që produktet tona të
mbërrijnë tek konsumatorët të freskëta dhe të sigurta.
Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e kompanisë Koppert, lider në fushën e
mbrojtjes biologjike të bimëve. Ky partneritet na lejon të aplikojmë metoda të sigurta dhe të
qëndrueshme në prodhim, duke ndjekur një model inovativ për tregun shqiptar.


Target Group
Luleshtrydhet tona janë të përshtatshme për të gjithë konsumatorët, nga fëmijët tek të rriturit,
dhe mund të konsumohen në çdo kohë të vitit, duke sjellë freskinë dhe shijen e verës çdo ditë.


Vizioni
Vizioni ynë është të krijojmë një standard të ri në bujqësinë shqiptare, duke sjellë produkte
të cilësisë së lartë në përputhje me kërkesat ndërkombëtare. Synimi ynë është që
luleshtrydhet nga Kafaraj, Fier, të bëhen një produkt i njohur dhe i preferuar në tregjet
ndërkombëtare.
Kemi nisur një fushatë të gjerë informimi dhe edukimi për fermerët, duke ndarë përvojën tonë
mbi metodat e kultivimit të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Në planin ndërkombëtar, synojmë të zgjerojmë praninë tonë në tregjet evropiane, duke u bërë
një model për bujqësinë inovative dhe të qëndrueshme.
Çdo hap që ndërmarrim është një angazhim ndaj shëndetit të konsumatorëve, mbrojtjes së
mjedisit dhe zhvillimit të një bujqësie moderne dhe të përgjegjshme.